GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Presidentja Osmani më në fund i tha dy fjalë për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-s

05/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Presidentja Osmani: Kosova është e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me Izraelin
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më në fund ka folur rreth fillimit të procesit gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një intervistë që duket të jetë bërë pak ditë para fillimit të këtij procesi. Çka tha ajo?

Kryetarja e shtetit në mediumin “Die Presse” u pyet edhe rreth kësaj çështje, për të cilën Osmani deri më tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike.

“Të hënën në Hagë fillon procesi gjyqësor ndaj paraardhësit tuaj Hashim Thaçi. Ai akuzohet për krime lufte atje së bashku me ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK-së. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?” – ishte pyetja që iu shtrua asaj.

Osmani ndërkaq, duket se nuk ka folur gjatë. Ajo ka thënë se është e bindur që “drejtësia do të triumfojë”.

“Jam i sigurt se drejtësia do të triumfojë. Dhe se në fund të këtij procesi marrim konfirmimin se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) bëri luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur. Ata mbrojtën vendin dhe popullin e tyre kundër regjimit gjenocidal të Sllobodanit.” – ka thënë ajo.

Çka po ndodhë në Hagë?

Gjatë ditës së djeshme, radha i erdhi mbrojtjes së krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ta thënë fjalën e saj. Avokatët e Thaçit, Veselit e të Krasniqit dhanë dje para gjykatës deklaratat e tyre hapëse dhe ofruan një sasi provash.

Avokati i Thaçit prezantoi disa video-inçizime, deklarata nëpër libra e dokumente, që tregojnë sipas tij, se ish-presidenti i Kosovës frikësohej ta nënshkruante marrëveshjen.

Kjo për shkak se nuk kishte fuqi aq të madhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosoës që një vendim të tillë të merrte pa u konsultuar me komandantët e zonave. Me këtë, mbrojtja tentoi të prezantojë para trupit gjykues faktin se fuqia e Thaçit nuk ishte aq e madhe në Shtabin e Përgjithshëm sa pretendon Prokuroria.

Avokati i Thaçit paraqiti edhe një deklaratë të presidentit amerikan, Joe Biden, kur ishte senator. “Unë e di që ti nuk ke aq fuqi në UÇK.” – i kishte thënë Biden, Thaçit.

Në anën tjetër, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, i kërkoi Dhomave të Specializuara që opinionet politike që ka pasur me ish-krerët tjerë të UÇK-së të mos përdoren si fakte juridike kundër tyre. Pra Selimi bëri paqe me Thaçin, Veselin e Krasniqin, me të cilët në liri kishte rivalitet politik.

“Më duhet të theksoj e të them se dallimet dhe opinionet politike mes nesh nuk duhet dhe nuk mund të përdoren si fakte juridike kundër askujt e po ashtu kundër ne të bashkëakuzuarve. Në këto qaste kur ne flasim e po na shohin qytetarët, kam shumë besimin se të gjithë së bashku do ta nxjerrim të vërtetën. Dhe unë bashkë me bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi të lirë, për të cilin luftuam gjatë gjithë jetës tone.” – ka thënë ai.

Ndërkaq sot, foli edhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili tha se origjina e këtyre akuzave ishte në librin e Carla del Pontes dhe raportin e Dick Martyt.

“Preteksti për këtë aktakuzë u gjet në librin e Carla del Pontes dhe raportin e Dick Martyt për trafikim organesh nga UCK-ja. Pas hetimeve nga Task Fora Speciale nuk u gjet asnjë provë e vetme, rrjedhimisht një akuzim i tillë nuk është pjesë e akuzës së ZPS-së. Për fund si ilustrim po përmend njërin nga rastet më të mediatizuara të vrasjes së civilëve në Kosovë. Në kafenenën Panda u vranë të gjashtë të rinjë serbë e malazez. Vrasjet e të rinjëve u interpretuan si hakmarrje nga UCK-ja, gjatë përpjekjeve për të gjetur kriminelët, qindra shqiptarë u torturuan. Serbia detyroi të rinjtë ta pranojnë krimin që nuk e kanë kryer.” – ka thënë Krasniqi.

Tags: Gjykata Speciale e HagësUCKVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Eksperti Gecaj: Deri në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë do të ketë tensione në veri

Next Post

Zyra e Presidencës i përgjigjet KPK-së për Blerim Isufajn: S`janë shteruar afatet kushtetuese dhe ligjore

Lajmet e fundit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

21/05/2025
Rrahu një burrë në karnaval, kosovari dënohet me burg dhe dëbim nga Zvicra

Zvicra siguron, mbështet Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Europian

21/05/2025
Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

21/05/2025
KQZ: U mor vendim për ndalimin e mjeteve ndaj partive që PZAP-i ka shqiptuar gjoba

KQZ: U mor vendim për ndalimin e mjeteve ndaj partive që PZAP-i ka shqiptuar gjoba

21/05/2025
Policia ndërmerr aksion në Prizren, ndëshkohen 19 shoferë që parkuan në zonën e gjelbër

Policia ndërmerr aksion në Prizren, ndëshkohen 19 shoferë që parkuan në zonën e gjelbër

21/05/2025

Zbulo cilën pije të përfaqëson më së miri muaji i lindjes

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

21/05/2025
Rrahu një burrë në karnaval, kosovari dënohet me burg dhe dëbim nga Zvicra

Zvicra siguron, mbështet Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Europian

21/05/2025
Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.