Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e ka kritikuar ashpër Ministrin Murati për deklaratën që ky i fundit e ka bërë ditën e martë, lidhur me deficitin buxhetor, përcjell Gazeta Papirus.
Hoti tha se Murati e ka treguar naivitetin e tij, duke e paraqitur suficitin buxhetor si deficit, e krejt kjo është bërë në kohën kur shkalla e inflacionit është shumë e lartë.
Hoti theksoi se ky krahasim do të ishte i mundshëm nëse do të kishte rritje ekonomike prej të paktën 10% ose do të kishte rritje pagash, përndryshe kjo është e pakuptimtë.
Postimi i plotë i tij:
“Të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike është naivitet. Sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor.
Por, në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit.”/Gazeta Papirus/