Sonte në ora 20:45 kombëtarja shqiptare nis fushatën kualifikuese për Evropianin 2024 kundër Polonisë.
Për Shqipërinë kjo është ndeshja e parë kualifikuese në Grupin E, ndërsa për Poloninë është e dyta, pasi në ndeshjen e parë humbi nga Çekia 3:1.
Te Shqipëria po vlerësojnë se do të ishin të kënaqur me një pikë, por nuk lënë mangu objektivin për tu kualifikuar në Evropianin e 2024, dhe këtë pretendojnë ta bëjnë vetëm të bashkuar si në vitin 2016.
Ndeshja me Shqipërisë dhe Polonisë do të zhvillohet në Nardowy te Varshavës, dhe do të gjykohet nga katërshja sllovene me kryesor Slavko Vinçiç i cili ka vënë drejtësi edhe në Botërorin e 2022-ës të mbajtur në Katar./teve1.info/