Nënkretarja e PDK-së, Vlora Çitaku në 24 vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe tha se populli i Kosovës të gjithë ushtarët e NATO-s i ka mirëpritur si heronj, përcjell Gazeta Papirus.
Çitaku theksoi se këto sulme janë realizuar për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë dhe se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj shteteve të NATO-s.
Postimi i plotë i saj:
“24 vjet më parë, NATO vendosi të veprojë për njerëzimin dhe të ndalojë spastrimin etik në Kosovë. Pas 78 ditësh bombardime, Millosheviqi u dorëzua dhe Kosova u çlirua. Ndërsa trupat e NATO-s marshuan brenda, ata morën një mirëpritje prej heronjsh”/Gazeta Papirus/