149 gjoba janë shqiptuar nga data 16 mars e deri më sot për ata që nuk kanë zbatuar Ligjin për Kontrollin e Duhanit. Kështu ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përcjell Gazeta Papirus.
Peci thotë se si duhanpirësit, ashtu dhe joduhanpirësit po i shijojnë shërbimet e kafiterive pa tym duhani.
Ministri Peci ka theksuar se ajo çfarë e bën atë të ndjehet krenar është “kultura e masave qytetare të cilët po e shprehin në respektim të vullnetshëm të ligjit”.
Postimi i plotë i tij:
“
Në ditën kur qytetaret shohin vendosmërinë e shtetit, për ta bërë të zbatueshëm një rregull qe bëhet për ta ruajtur shëndetin dhe jetën e tyre ata menjëherë ndryshojnë sjellje dhe e përqafojnë e mirëpresin.









