GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti paralajmëron reforma të thella në Qendrat për Punë Sociale

21/03/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kurti paralajmëron reforma të thella në Qendrat për Punë Sociale
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Punës Sociale, Lidhja e Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë mbajtur konferencën e dytë nacionale “E tashmja dhe e ardhmja e Punës Sociale në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se kjo konferencë ka për qëllim shënimin dhe promovimin e Punës Sociale në Republikën e Kosovës, ku profesionistët e shërbimeve sociale, përfaqësuesit e institucioneve dhe akademia do të diskutojnë për të arriturat, sfidat dhe të ofrojnë rekomandime lidhur me avancimin e Punës Sociale në vendin tonë.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar reformë të thellë të Qendrave për Punë Sociale në vend.

Kurti tha se prioritet i qeverisë së tij është mbrojtja sociale e qytetarëve.

Ai theksoi se përmes shtimit të kapaciteteve do të fuqizojnë këto qendra.

“Punonjësit social mbështesin qytetarët me problemet e tyre sociale. Ju shprehi falënderimin për punën që e bëni. Ndonëse janë 38 qendra me shumë, bashkërisht po synojmë që t’i rrisim kapacitet në këto qendra. Sepse drejtësia nuk është vetëm në verdikte gjykatore por edhe në shoqëri, dhe për këtë duhet të kemi më shumë drejtësi në shoqëri”, u shpreh ai.

E kryetari i Asociacionit të Qendrave për Punë Sociale, Blerim Shabani, foli për punën që bëjnë punëtorët social. Ai i konsideroi si të nevojshëm për shoqërinë kosovare, duke thënë se ndihmojnë njerëz në formë direkte dhe inderekte.

“Sot profesionistet për punë sociale janë pranë njerëzve në nevojë dhe familjet e tyre duke shërbyer si ndërlidhës i nevojave të tyre në shërbime të nevojshme për jetën e tyre. Ata janë këshillues, dëgjuesit, avokuesit. Ata janë promovuesit e ndryshimit dhe zhvillimit. Mbi 70 kategori e 90 lloje shërbimesh ata sot ofrojnë shërbime për 70 mijë persona në formë direkte dhe mbi 200 mijë persona në formë indirekte. Ata sot përballen me sfida të shumta e tepër të mëdha. Sot ata përballen me  paga të ulta e jo dinjitoze, të ngritën investimet”, ka thënë ai.

Ndërsa shefi i departamentit të Degës për Punë Sociale në Fakultetin Filozofik UP, Avdyl Gashi, tha se profesionistët për punë sociale e kanë treguar vetën në kohë të pandemisë.

“Departamenti i Punës Sociale është një departament i ri në UP. Degës për Punë Sociale që nga viti 2012 ka ofruar disa gjenerata. Ndër vite Departamenti ynë ka ofruar kuadro me profesionist për punën sociale të cilët më punën që kanë ofruar sidomos në kohën e pandemisë kanë treguar profesionalizëm”, tha ai.

Tags: Albin KurtiQendra për punë sociale
ShareTweetShare
Previous Post

Misteri i Piramidave të Egjiptit

Next Post

Kurti: Serbia nuk e filloi zbatimin e marrëveshjes, pres nga ndërkombëtarët ta dënojnë këtë sjellje

Next Post
Kurti: Serbia nuk e filloi zbatimin e marrëveshjes, pres nga ndërkombëtarët ta dënojnë këtë sjellje

Kurti: Serbia nuk e filloi zbatimin e marrëveshjes, pres nga ndërkombëtarët ta dënojnë këtë sjellje

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.