Gjatë 24-orëve të fundit janë arrestuar gjashtë qytetarë me shtetësi të Kosovës, ndaj të cilëve ka pas urdhërarrest nga gjykatat kompetente, raporton Gazeta Papirus.
Sipas raportit të Policisë, një qytetar është arrestuar në Fushë Kosovë, dhe është dërguar në vuajtje të dnëimit në burgun e Smrekonicës.
“Rr. Hashim Hajdini, Fushë Kosovë 20.03.2023-10:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës”, thuhet në komunikatë.
Një qytetar tjetër ndaj të cilit kishte urdhërarrest nga gjykata është arrestuar në Fshatin Llapashaticë të Podujevës dhe i njëjti është dërguar në burgun e Dubravës.
“Fsh. Llapashticë, Podujevë 20.03.2023-09:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në komunikatë.
Një rast tjetër i arrestuar me urdhërarrest ka ndodhur në Drenas, ku një qytetar i kërkuar është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në burgun e Dubravës.
“Gllogoc 20.03.2023-14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë.
Kurse dy të kërkuar tjetër me vendim të gjykatës janë arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë dhe janë dërguar në burgun e Smrekonicës.
“PKK, Vermicë. 20.03.2023-16:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit burgun e Smrekonicës.
PKK, Vërmicë. 20.03.2023-22:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit burgun e Smrekonicës”, thuhet në njoftimin policor.
Si dhe rasti i fundit i arrestuar me urdhërarrest gjatë 24-orëve të fundit në Rajonin e Prishtinës ka ndodhur në kryeqytet, ku një qytetar është arrestuar në rrugën “Fahri Fazliu” dhe i njëjti është dërguar po ashtu në burgun e Smkrekonicës në Vushtrri në vuajtje të dënimit.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë. 20.03.2023-21:01. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit burgun e Smrekonicës”, thuhet në komunikatë./Gazeta Papirus/