Këshilltarja e ministrit për komunitete dhe kthim, Rada Trajkoviq, tha se ka ardhur koha që Serbia të lirohet nga sundimi i Aleksandër Vuçiqit, përcjell Gazeta Papirus.
Ajo shtoi se me marrëveshjen e marritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë I jep mundësi Serbisë që të largohet nga sundimi i presidentit Vuçiq dhe të punojë në drejtim të stabilizimit të rajonit.
Postimi i plotë i saj:
“Marrëveshja në Ohër i jep fund epokës së sundimit të Vuçiqit. Vlera e tij e përdorimit përfundon me të.
Është koha që Serbia e re, demokratike dhe moderne të punojë për zbatimin e marrëveshjes dhe stabilizimin e rajonit.
Një herë e përgjithmonë.” /Gazeta Papirus/