Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook një mesazh optimist lidhur me përkrahjen e kësaj partie në Pejë, shkruan Gazeta Papirus.
Ai ka bërë të ditur se sonte është prezantuar programi i PDK-së para anëtarëve dhe aktivistëve nga Loxha, Graboci, Llozhani dhe Doberdoli, duke theksuar besimin e tyre në fitore.
“Partia Demokratike e Kosovës edhe në Pejë po merr përkrahje dhe mbështetje për kryeministrin Bedri Hamza. Faleminderit për përkrahjen e parezervë!” ka shkruar Grabovci, duke shoqëruar postimin me hashtagët #PDK131 dhe #ValonGrabovci55.
Përkrahja e anëtarëve dhe aktivistëve të këtyre zonave tregon për angazhimin dhe optimizmin që PDK po kultivon në prag të zgjedhjeve.