Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Driton Lajçi, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh përkrahës për programin ekonomik të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, shkruan Gazeta Papirus.
Në një vizitë në Mitrovicë, te punonjësit dhe vëllezërit Adnan dhe Riad Hajdini, Lajçi ka prezantuar lehtësirat tatimore që do të përfitojnë bizneset nga ky program. Ai ka theksuar se me PDK-në, bizneset do të kenë kushte më të mira për zhvillim dhe prosperitet ekonomik.
Lajçi ka apeluar për mbështetje nga qytetarët, duke kërkuar votën e tyre për të dhe për PDK-në. “Vota juaj për Driton Lajçin 97, PDK-131, për një të ardhme që e meritojmë,” ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij ishte i shoqëruar me hashtagët:
#dritonlajci97
#PDK131
#bedrihamzakryeminister
PDK ka fokusuar fushatën e saj në promovimin e politikave që synojnë përmirësimin e kushteve për bizneset dhe rritjen ekonomike të vendit.