Policia e Kosovës pas ndalimit të një automjeti me targa të Serbisë gjatë kontrollit ka gjetur 700 pako me cigare me banderola të Serbisë në magjistralen Kamenicë-Gjilan.
Policia e Kosovës, në koordinim me Doganën e Kosovës dhe njësitet e Task-Forcës – Lindje, njofton se, më 29 janar 2025, në magjistralen Kamenicë-Gjilan kanë ndaluar një automjet për kontrollim, në magjistralen Kamenicë-Gjilan, që udhëhiqej nga një mashkull serb.
Gjatë kontrollit, janë gjetur 700 pako cigare me banderola të Serbisë, që ishin të destinuara për tregun ilegal në Kosovë.
”Pas ndalimit të automjetit të dyshuar me targa serbe të cilin po e drejtonte i dyshuari mashkull serb, gjatë kontrollit janë gjetur mallrat/cigare (700 pako) me banderola të Serbisë”.