Me rastin e 43 vjetorit të vrasjes së tre heronjve të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën, kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Driton Lajçi, ka shpërndarë një video me fjalimin e tij të mbajtur me 17 Janar 1998-të, në emër të Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës.
Lajçi në tubimin përkujtimor kushtuar vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka, ka thënë se atëherë, sot dhe përgjithmonë do të jemi në nderime të drejtuesve dhe veprimtarëve të Lëvizjes Popullore te Kosovës për kontributin e dhënë për lirin e shqiptareve dhe për Shtetin e Kosovës.
“Sot, po kujtojmë përvjetorin e vdekjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, s’mund të mos e përmendim veprimtarinë e tyre në interes të çështjes kombëtare”, kishte deklaruar Lajçi.
Ai më tutje kishte shtuar se falë angazhimit të tyre të devotshëm me qëllim të lëvizjes kombëtare, do të vazhdohej beteja për realizmin e qëllimeve në dobi të atdheut.
“Angazhimi i tyre i devotshëm dhe i suksesshëm më qëllim të forcimit të lëvizjes kombëtare për të vazhduar betejën për të realizuar qëllimin e drejtë të vëllezërve Gërrvalla, Kadri Zeka e të tjerëve që i’a kushtuan tërë qenien e vet atdheut”, kishte thënë Lajçi.