Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Obiliqit.
Hamza e ka quajtur këtë qytet si zemër energjetike të Kosovës, ku ditë e natë punohet për t’i dhënë dritë dhe ngrohje krejt vendit tonë.
“Në Obiliq, në zemrën energjetike të Kosovës, aty ku ditë e natë punohet për t’i dhënë dritë dhe ngrohje krejt vendit tonë. Ky qytet që i jep shumë Kosovës, meriton ma mirë! Çdo votë për numrin 131 është votë për Kosovën që mundet ma mirë. #PDK131”, ka shkruar Hamza.