Komisioni i Pavrur i Mediave pavarësisht faktit se kryetari Jeton Mehmeti ka edhe pak ditë mandat, e kanë zgjedhur kreytarin e ri të këtij institucioni, Besnik Berishën. Pas votimit me 4 vota për dhe një votë të pavlefshme, Berisha është zgjedhur në kryet të KMP-së.
Së fundi ka reaguar ish-gazetari Halil Matoshi i cili e ka dënuar ashpër vendimin e KPM-së.
Ai tha se ky vendim është “hapi i parë i luftës hibride kundër lirisë së shtypit.
Postimi i plotë:
Qeveri e mendësisë koreanoveriore!
Hapi i parë i luftës albiniste kundër lirisë së shtypit (të mbrojtun me Kushtetutë) ishte fushata ma e egër për me e damtu besimin e publikut tek mediat.
Kurti ia doli tue u mbështetë në turrin e turmës.
Hapi i dytë ndodhi me kapjen e Këshillit t’pavarun të mediave (KPM) përmes veglave çorre t’pushtetit.
Hapi i tretë ka me kenë mbyllja e mediave dhe shtypja totale e fjalës së lirë.
Ky njeri anmiqsor me të gjithë pos me kotillen e vet po e rreknen Kosovën në humnerë!
Mos thueni nuk e ditëm!