Bashkim Kurti, kryeshefi i Ujësjellësit Mitrovica, është parë duke mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje, duke marrë pjesë në një tubim të organizuar nga kjo parti.
Ai ishte afër liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, dhe ka shfaqur publikisht mbështetje për qëndrimet dhe veprimet e partisë, raporton Demokracia.com.
Kurti vije nga qyteti i Mitrovicës, ndërsa edhe para disa muajsh kishte udhëhequr këtë kompani, pastaj udhëhoqi ndërmarrjen Trepça dhe tani sërish është rikthyer në postin e njëjtë.
Në këtë garë kanë qenë edhe kandidatë tjerë, ndërsa konkursi ishte përsëritur disa herë përgjatë këtyre muajve.
Po ashtu gjatë ditës së sotme edhe Shyqyri Sadiku, drejtori aktual i Trepçës, është shfaqur publikisht në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sadiku njihet si një individ që ka mbajtur pozita të rëndësishme në tri qeveri të ndryshme, përfshirë ato të Ramush Haradinajt, Albin Kurtit dhe Avdullah Hotit.