Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari në fund të vitit të kaluar ishte dënuar me gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për armë-mbajtje pa leje. Gjatë bastisjes nga Policia e Kosovës në gushtë të vitit 2016 në shtëpinë e Deharit, kishin gjetur një pushkë me dylbi, një kallashnikov, një revole, 56 plumba, si edhe një “sprej” me mbishkrimin “NATO”, derisa revolja është listuar e markës “Cervena zastava”.
Të gjitha këto janë të përshkruara në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës të dhjetorit 2022, me të cilin Gjyqtari Kushtrim Shyti e shpall fajtor deputetin Avni Dehari.
Dhe për gjithë këtë, Dehari ishte dënuar vetëm me një gjobë prej 700 eurosh.
Kështu thuhet në një vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Insajder, në të cilin tregohet se armët janë gjetur në pronën e Deharit që ndodhët në lagjen Zllatar të Prishtinës.
Edhe pse bastisja në shtëpinë e Avni Deharit që ishte kryer në gusht të vitit 2016 iu deshën pesë vite Prokurorisë Themelore në Prishtinë që të ngritnin një aktakuzë, për posedim të armëve pa leje u ngrit në korrikun e vitit 2021, nga Departamenti për Krime të Rënda.
Në vendimin e siguruar nga Gazeta Insajder thuhet se seanca është mbajtur në nëntor të atij viti, ku deputeti i VV-së Deharit ka pranuar fajësinë, duke u shprehur se ndihej keq për këtë vepër penale që e ka bërë.
Një vit më vonë Gjykatësi Kushtrim Shyti kishte nxjerrë vendimin përfundimtare duke e dënuar Deharin me gjobë 700 euro, dhe kishte konstatuar se vendimi është i drejtë dhe i ligjshëm, dhe sipas vendimit kjo masë do ta parandalojë të dënuarin, në këtë rast deputetin Avni Dehari që në të ardhmen ta kryej ai këtë vepër, por do të ndikojë që edhe të tjerët të mos kryejnë vepër të njëjtë.