Kandidati për deputet nga Fushë Kosova, Bashkim Mustafa, foli për rolin e PDK-së në stabilizimin e situatës ekonomike si dhe dëmet që ka shkaktuar kjo qeveri në këtë sferë duke shënuar dëme në të gjithë indikatorët ekonomik të zhvillimit të vendit, shkruan Gazeta Papirus.
Ai kërkoi mobilizim qytetar për të pamundësuar nje mandat të ri kësaj qeverie pasi siç tha ai kaosi ekonomik që ka shkaktuar kjo qeveri do të thellohen edhe më shumë.
Mustafa foli edhe për shumë zotime që kandidati i PDK- së për kryeministër Bedri Hamza do t’i realizojë pasi të merr mandatin në qeverisjen e vendit të cilat lidhen ngushtë me përmirësimin e situatës ekonomike dhe sociale në vend si dhe përkujdesjes shëndetsore te qytetarët e Kosovës/ Gazeta Papirus/.