Juristja për media, Flutura Kusari është deklaruar për mbledhjen e jashtëzakonshme të KPM-së të thirrur nga Luljeta Aliu ku është zgjedhur, Besnik Berisha, kryetar i ri i këtij institucioni, me katër vota “pro” dhe një votë e pavlefshme.
Reagimi i plotë:
Kapja politike e KPM-së u kompletua
Sic ju paralajmërova:
1. Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm
2. Jeton Mehmeti u shkarkua De Facto nga pozita e kryetarit të KPM-së
3. KPM tash ka kryetar dhe nënkryetare jolegjitimë.
Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione.
Ne punën tonë e kryme, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së.
Ju falenderoj për vëmendje.