Burime të Gazetës Sinjali brenda Klinikës së Pediatrisë në QKUK kanë bërë të ditur se sonte është pranuar për trajtim një fëmijë rreth moshës 6-vjeçare, i cili dyshohet se ka konsumuar një substancë ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dragodan të Prishtinës, përkatësisht afër ndërtesës së Komunës së Republikës së Kosovës. Fëmija është dërguar në Klinikën e Pediatrisë, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sipas të njëjtave burime, gjendja shëndetësore e fëmijës është aktualisht nën mbikëqyrje, ndërsa ekipet mjekësore po bëjnë përpjekje për të përcaktuar natyrën e substancës së konsumuar dhe pasojat e saj potenciale.
Lidhur me këtë rast, është njoftuar edhe i Policia, të cilët pritet të ndërmarrin veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e incidentit.