Kandidati për deputet nga PDK, Xhemshit Krasniqi në një postim në rrjetet sociale, ka theksuar se studentët gjithmonë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e zërit kundër padrejtësive dhe në kontributin për shtetndërtimin, shkruan Gazeta Papirus.
Ai theksoi se me qeverisjen e PDK-së, kërkesat e studentëve janë trajtuar gjithmonë seriozisht dhe kanë pasur një adresë konkrete.
Postimi është shoqëruar edhe me hashtag-et #Mamirë, #BedriHamza1 dhe #XhemshitKrasniqi87, duke nënkuptuar përkrahjen dhe angazhimin e partisë për mbështetje të kërkesave të studentëve.