Xhemshit Krasniqi ka ndarë një sërë fotografish nga mbështetja e madhe që ka marrë në Malësi të Vërrinit, një rajon që ka qenë dhe mbetet bastioni i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan Gazeta Papirus.
Ai theksoi se është koha për të pasur edhe deputetë nga ky rajon që do të përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Malësisë dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës.
Në postimin e tij, Xhemshit Krasniqi thekson: “Vërrini ka qenë dhe mbetet bastioni i PDK-së. Është koha për të pasur edhe deputetët nga ky rajon. Bashkë do t’ia dalim!”
Ky mesazh vjen në mbështetje të angazhimit të PDK-së për një përfaqësim më të fuqishëm të Malësisë në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë nga qytetarët dhe ka ftuar të gjithë që të angazhohen për ndryshime pozitive në rajon.
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#XhemshitKrasniqi87