Piktorja kosovare Arta Rushiti ka hapur ekspozitën e saj personale në Selanik, Greqi, një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e artdashësve dhe artistëve të qytetit, shkruan Gazeta Papirus.
Ceremonia e hapjes u ndoq nga shumë vizitorë, duke përfshirë kritikë arti dhe individë të njohur në fushën e kulturës, të cilët vlerësuan veprat e piktorës.
Ekspozita e titulluar “New Born” ka marrë reagime jashtëzakonisht pozitive, duke veçuar veprat e Rushiti për kreativitetin dhe teknikën e saj të veçantë.
Artdashësit e Selanikut, përfshirë edhe kritikët e artit, kanë shprehur admirimin e tyre për pikturat e saj.
Organizatorët e ekspozitës theksuan se janë të gatshëm për të eksploruar mundësi bashkëpunimi me artisten, ndërsa Evi Kirmakidou, një kritik e njohur, sugjeroi që apstraksionet e Rushiti janë të përshtatshme për të u ekspozuar edhe në ishujt grekë, ku audienca ka një kërkesë të lartë për këtë lloj fryme arti.
/Gazeta Papirus/