Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka bërë një angazhim të fortë për përmirësimin e kushteve të punës dhe jetës për zjarrfikësit.
Gjatë mbrëmjes së sotme Bedri Hamza ka realizuar një takim nderimi në Mitrovicë, ku ka njoftuar se, nëse ai zgjidhet, pagat e zjarrfikësve do të rriten për 50%, ndërsa statusi i tyre do të rregullohet me ligj. Gjithashtu, ata do të përfitojnë sigurim të plotë shëndetësor dhe jetësor, duke vlerësuar sakrificën e tyre të jashtëzakonshme në mbrojtje të qytetarëve.
Kandidat i PDK-së për kryeministër theksoi se ky angazhim është një pjesë e përpjekjes për të përmirësuar kushte më të mira pune për të gjithë shërbyesit e sigurisë, përfshirë edhe policët, ushtarët dhe punonjësitë e intelegjencës.