Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Valon Grabovci së bashku me kandidatin tjetër për deputet Shasivar Haxhijaj, kanë takuar të rinjët e Istogut.
Grabovci i cili do të garojë me numrin 55 në zgjedhjet e shkurtit, njoftoj me anë të një postimi në ”Facebook”, se mori entuziazëm të fitores dhe përkrahje e ngrohët nga ta.
”Bashkë me kandidatin për deputet Shasivar Haxhijaj takuam të rinjët e Istogut, entuziazëm i fitores dhe përkrahje e ngrohët nga ta, të bindur se Kosova mundet ma mirë me Bedri Hamzën kryeministër”, shkroi Grabovci.
Kujtojmë edhe një herë se Grabovci do të kandidojë me numrin 55 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.