Kandidati nga radhët e PDK-së, Valon Grabovci ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facbook, se është takuar me disa student në Prishtinë.
Grabovci shkroi ndër të tjera se, studentët janë të motivuar për ”Kosovën më Mirë”, derisa ka shpërndarë edhe disa fotografi me këta të rinj.
”Studentat nga Prishtina të motivuar për një Kosovë që mundet Ma Mirë edhe për ta me Bedri Hamzën kryeministër”, thuhet në shkrimin e plot të Grabovcit.
Kujtojmë se Grabovci zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe do të garojë me numrin 55 në listën e zgjedhjeve.