Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Valon Grabovci është takuar me banorët e Banjës, teksa atë e ka shoqëruar edhe numri 14-të në listën e PDK-së Xhavit Halili.
Grabovci para qytetarëve të shumtë që kishin mbushur lokalin në të cilin u mbajt ky takim, u zotua para këtyrë qytetarëve se fryma e fitores së Bedri Hamzës po ndihet në secilin takim.
Grabovci postoj edhe disa fotografi të këtij takimi.
”Banja me një mobilizim shumë pozitiv në përkrahje të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër Bedri Hamza, fryma e fitores po ndihet në secilin takim, të bindur se Kosova mundet #MaMirë!#PDK131 #BedriHamza1 #ValonGrabovci55”, shkroi Grabovci.
Kujtojmë se Valon Grabovci zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë me numrin 55-së, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.