Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-NISMA-IDEAL, Lavdije Deliu, sot gjatë ditës ka bërë homazhe në Prekaz, në 27 vjetorin e sulmit të dytë mbi familjen Jashari, shkruan Gazeta Papirus.
Deliu e cila garon me numrin 54 në zgjedhjet e 9 shkurtit në postimin e saj në facebook theksoi se, sulmi i dytë shënoi fillimin e një etape të re në luftën për lirinë e Kosovës.
‘’27 vite nga sulmi i dytë ndaj familjes Jashari. Ky nuk ishte vetëm një sulm ndaj një familje, por ishte një akt që shënoi fillimin e një etape të re në luftën për lirinë e Kosovës”, shkroi Deliu.
/Gazeta Papirus/