GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

“5 banesa të djegura dhe 25 njësi tregtare” – Detaje të reja nga zjarri i madh në Shkodër

14/06/2024
në Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:2 mins read
“5 banesa të djegura dhe 25 njësi tregtare” – Detaje të reja nga zjarri i madh në Shkodër
Share on FacebookShare on Twitter

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu tregun e rrobave të përdorura pasditen e sotme rreth orës 18:55 në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.

Zjarri nisi fillimisht brenda tregut, duke u përhapur në banesat që ndodheshin pranë duke djegur 5 prej tyre. 25 njësi tregtare u përfshinë nga zjarri, ku rrobat e përdorura ndihmuan në përhapjen e flakëve.

Nga përfshirja e 5 banesave nga zjarri, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Tregu në momentin që ra zjarri ishte mbyllur dhe kështu është shmangur tragjedia.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit që mori përmasa të frikshme, ndërsa u angazhuan të gjitha strukturat. Në terren janë 21 mjete zjarrfikëse të repartit të Shkodrës,  ku erdhën në ndihmë edhe forca nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.

Në vendngjarje ndërhynë edhe 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër si dhe 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës.

1 helikopter i ushtrisë ndodhet në vendngjarje për të shuar vatrën e zjarrit, pasi pjesa më e madhe e flakëve është neutralizuar.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka folur për gazetarët, duke njoftuar se situata me zjarrin e madh që përfshiu tregun e rrobave të përdorura, tashmë është vënë nën kontroll.

“Është stabilizuar situata. Ka një orë e gjysmë që është një luftë e vërtetë. Tani mendoj se nuk ka më ndonjë rrezik. E gjithë situata ka qenë shumë e rëndë. Lajmi mirë që s’kemi pasur dëm në njerëz dhe që se zjarri tani është nën kontroll”, tha ai.

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni ka deklaruar se ka mbetur vetëm një vatër qendrore në tregun e rrobave të përdorura, ndërsa situata është e paprecedentë.

“Një situatë paprecedent, ka pasur vështirësi për ndërhyrjen e emergjencave civile. Dua të falënderoj të gjithë zjarrfikësit nga Lezha Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Ulqini, të cilët në mënyrë të menjesheshme u paraqitën për të dhënë ndihëm e tyre. Është  nisur edhe helikopteri.  Perimetri i zjarrit është i lokalizuar, ka  mbetur një vatër qendrore. Po punohet për izolimin më të shpejt të tij. E rëndësishme është që nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëmtime të disa banesave. Do shikohen hap pas hapi edhe masat që do merren”-u shpreh prefektja Majlinda Angoni.

Tags: ShkoderZjarr i madh
ShareTweetShare
Previous Post

Ky është i dyshuari të cilit iu konfiskua arsenali i armëve në veri të vendit

Next Post

U ndoq nga 8 mijë njerëz, tifozët “pushtojnë” fushën ku u stërvit kombëtarja portugeze

Next Post
U ndoq nga 8 mijë njerëz, tifozët “pushtojnë” fushën ku u stërvit kombëtarja portugeze

U ndoq nga 8 mijë njerëz, tifozët “pushtojnë” fushën ku u stërvit kombëtarja portugeze

Lajmet e fundit

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Mali rrezikon të shembet mbi fshatin zviceran

Mali rrezikon të shembet mbi fshatin zviceran

20/05/2025
Zbulohet në brigjet australiane anija e shekullit të XIX, u fundos para 170 vitesh

Zbulohet në brigjet australiane anija e shekullit të XIX, u fundos para 170 vitesh

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.