GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Haradinaj: Ambasada e Kosovës në Washington më injoroi, me siguri me direktiva të Kurtit

13/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Haradinaj: Escobarit e Lajçak iu thash se AAK mbështet marrëveshje reciproke, të obligueshme ligjërisht
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës e dinte për takimin e tij me Emisarin Gabriel Escobar, dy javë më herët.

Haradinaj ka thënë se ka kërkuar logjistikë nga Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ka thënë se është injoruar, me siguri me direktiva të kryeministrit Albin Kurti.

“Unë kam qenë kryetar qeverie dy herë edhe pse shkurt, jam i respektueshëm ndaj obligimeve të mia. Tani si deputet, unë i kam njoftuar me kohë ambasadën e Kosovës në ShBA për agjendën time. Qeveria Kurti e ka ditur për takimin tim me zotin Escobar dy javë përpara”, u shpreh ai.

“Pra, unë s’i kam fshehur asnjë detaj të angazhimit tim. Kam kërkuar logjistikë nga ambasada, pra jam injoruar nga Ambasada e Kosovës në Washington, si dhe nga konsullata në Nju York, me siguri me direktiva të Kurtit dhe të Qeverisë. Unë i kam njoftuar me kohë institucionet tona. Kam punuar në interes të Kosovës, pasi kam deklaruar disa herë se miqësia jonë me Amerikën është e dy popujve, jo e politikanëve”, ka thënë Harainaj, në Kanal 10.

Ndryshe, Haradinaj është pritur, të mërkurën, për një takim nga Ndihmës Asistenti i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, Gabriel Escobar.

Haradinaj ka thënë se gjatë bisedës me Escobar ka shprehur përkshtuimin e tij për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse dhe të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në Departamentin e Shtetit u prita sot në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.  Biseduam për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari Haradinaj ka treguar se përballë Escobar ka theksuar se kjo marrëveshje mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën”, ka njoftuar ai.

Ndërkohë, për vizitë në SHBA gjendet edhe kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po kritikohet se nuk po realizon takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit. Ai ka vizituar disa kompani të mëdha amerikane deri tani në Luginën e Silikonit. /Gazeta Papirus/

ShareTweetShare
Previous Post

Kosovarët dyfishojnë rezervimet për pushime në Shqipëri

Next Post

Aplikimi për Këshill të Evropës – Gërvalla sot mban konferencë për media

Next Post
Aplikimi për Këshill të Evropës – Gërvalla sot mban konferencë për media

Aplikimi për Këshill të Evropës - Gërvalla sot mban konferencë për media

Lajmet e fundit

Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

22/05/2025
Incident i pazakontë në QKUK, një burrë mban peng një grua

Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

22/05/2025
Policia i demanton raportimet: S’ka policë të arrestuar në aksionin e sotëm

Policia e Kosovës shpallet kampione në Greqi – Drejtori Hoxha pret në takim ekipin fitues

22/05/2025
Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

22/05/2025
Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

22/05/2025
Bashkimi Evropian: Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

22/05/2025
Incident i pazakontë në QKUK, një burrë mban peng një grua

Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

22/05/2025
Policia i demanton raportimet: S’ka policë të arrestuar në aksionin e sotëm

Policia e Kosovës shpallet kampione në Greqi – Drejtori Hoxha pret në takim ekipin fitues

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.