Mbi 46 mijë euro i ka shpenzuar Korporata Energjetike e Kosovës për furnizim me tel bakri
Për këtë tender fillimisht ishin paraparë të shpenzoheshin rreth 50 mijë euro, por që në fund kontrata është nënshkruar për 46 mijë e 37 euro.
Tenderi është zhvilluar me procedurë të hapur. Kompania që e ka fituar këtë tender është “LIS ARM SH.P.K.” Kohëzgjatja e kontratës është 60 ditë.
Ky aktivitet i prokurimit ka filluar më 10 mars. Një ditë më pas është publikuar njoftimi për kontratë, derisa kontrata është dhënë më 27 prill.
Ndërkohë, nënshkrimi i kontratës është bërë më 10 maj. /Gazeta Papirus/