GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

42 vjet nga vdekja e diktatorit Tito, dhjetëra mijëra shqiptarë u ekzekutuan pas çlirimit të Jugosllavisë

04/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
42 vjet nga vdekja e diktatorit Tito, dhjetëra mijëra shqiptarë u ekzekutuan pas çlirimit të Jugosllavisë
Share on FacebookShare on Twitter

Tito njihet për prishjen e marrëveshjes së Bujanit, ku ishte paraparë bashkimi i tokave shqiptare të mbetura në ish-Jugosllavi pas çlirimit nga pushtimi nazist dhe për shumë vepra gjenocidiale pas Luftës së Dytë Botërore.

Dhjetëra mijëra shqiptarë u ekzekutuan pas çlirimit, duke u zëvendësuar me një diktaturë të rëndë për shqiptarët. U ekzekutuan dhe u burgosën udhëheqësit e Lidhjes së dytë të Prizrenit.

U vranë, u burgosën dhe u masakruan me mijëra shqiptarë gjatë periudhës së diktatorit Tito dhe politikës gjenocidiale serbe për t’i fituar të drejtat tona.

U riaktivizua marrëveshja jugosllavo-turke e pasluftës së dytë botërore, ku më shumë së gjysma e shqiptarëve në ish-Jugosllavi u detyruan me dhunë të shpërngulen në Turqi, periudhë e cila zgjati nga viti 1938 e vazhdojë në vitin 1953, deri në fund të viteve 70-a.

Paraprakisht ishte një marrëveshje në mes ish-Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll.

U ndalua përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar nga paslufta e dytë botërore deri më 1968, ku me protesta masive, Tito u detyrua të lejojë përdorimin.

U copëtuan tokat shqiptare në ish-Jugosllavi, ku gjysma e Maqedonisë u krijua nga tokat shqiptare të mbetura jashtë Shqipërisë së sotme londineze me 1914-të.

Presheva, Medvegja, Bujanoci, Pazari i ri (Novi Pazari) dhe shumë qytete tjera mbetën ndër Serbi.

Qytete të shumta mbetën ndër Mal të Zi. U krijua Kosova e tanishme sipas planeve dhe dëshirave të politikes jugosllave.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Tito qeverisi vendin për 35 vjet, deri në vdekjen e tij.

Vdiq më 4 maj 1980 në Lubjanë. Pas vdekjes së diktatorit Tito, shqiptarët në ish-Jugosllavi vazhduan përpjekjet për krijimin e Republikës së Kosovës dhe të drejtave e shqiptarëve në tokat e tyre të mbetur nën republikat e tjera.

Tags: 42 vjet nga vdekja e diktatorit Tito
ShareTweetShare
Previous Post

“I kam pas edhe zorrët jashtë” – Ish pjesëtari i UÇK-së rrëfen momentet rrëqethëse të plagosjes

Next Post

Shenjat dhe simptomat e kancerit të mushkërive

Next Post
Shenjat dhe simptomat e kancerit të mushkërive

Shenjat dhe simptomat e kancerit të mushkërive

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.