Demonstratat e marsit dhe prillit të vitit 1981 u shtypën me dhunë policore nga ana e pushtetit të atëhershëm jugosllav dhe u pasuan me qindra burgosje të të rinjve shqiptarë dhe aktivistëve tjerë që zhvillonin aktivitetin politik fshehur nga pushteti, në ilegalitet.
Sipas të dhënave nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, në këto demonstrata u vranë 9 protestues dhe u plagosën 15 të tjerë. Ndërkaq, në mesin e forcave të policisë pati 2 të vrarë dhe 17 të plagosur.
Disa muaj më pas Mbledhja e OB të LK’së e mbajtur më 19 nëntor 1981 në Fakultetin Filozofik,
Ukshin Hoti e thote haptas : “Ne duhet të diskutojmë hapur për kërkesat e studentëve tanë… Sa e di unë, në Jugosllavi, jo vetëm që nuk është zgjidhur në praktikë çështja shqiptare, por as teorikisht nuk është zgjidhur kjo çështje si duhet… Të gjitha shkrimet që janë botuar për çështjen kombëtare, edhe ato nga pikëpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanë zgjidhur as teorikisht çështjen shqiptare në Jugosllavi… Unë mendoj që kjo është kërkesë e arsyeshme, e drejtë…: KOSOVA DUHET TË JETË REPUBLIKË DHE NE DUHET TA PËRKRAHIM REPUBLIKËN”
– Me rastin e 10-vjetorit të demonstratave të vitit 1981, Ukshin Hoti shkruan:
*Si bijë të vërtetë të popullit, përmes një lufte të vendosur politike, duke i aprovuar të gjitha format e saj, ju i ndihmuat fuqimisht artikulimit të interesave legjitime të tij, si kërkesa: 1/ për çlirimin nga politika e praktikuar totalitare, dhe 2/ për vetëvendosje dhe për të drejtën demokratike të popullit për konstituimin e Republikës së Kosovës.
Atdhetarë të nderuar, bijë dhe bija të popullit,
Është nder i pakontestueshëm dhe i madh për çdo kend që meriton të quhet bijë apo bir i popullit, por është nder edhe më i lavdishëm të quhesh bir dhe bijë e popullit shqiptar, jo sepse shqiptarët janë një popull i veçantë, që dallon nga të tjerët, por sepse madhështinë e shpirtit të tij e dëshmoi historia: – në kryqëzimet e mëdha të rrugëve ai e kërkoi atë që i takonte; në stuhitë e mëdha politike – e ruajti gjakftohtësinë, realizmin politik dhe mençurinë; në të panjohurat e mëdha që i vë e ardhmja – ecën vigjilent përpara. Për këto shkaqe, jo më i madhi për nga numri, por me siguri ndër më të mëdhenjtë për nga shpirti, nuk ka forcë që do ta pengojë ecjen e tij përpara, sepse nuk ka forcë që mund ta ndalojë sendërtimin e ideve progresive, përparimtare. Në sendërtimin e plotë dhe të pakusht të të drejtave legjitime të popullit tonë – ju bijat dhe bijtë e tij, të gjithë së bashku, uroj të dalim faqebardhë.
*Qoftë i lëvduar kujtimi mbi veprat e dëshmorëve, të rënë për qëllimet e larta e fisnike të popullit!
Të rrojë Republika e Kosovës!
Përshëndetje Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës!
Dalshim faqebardhë!
Lubjanë, 11 mars 1991
Ukshin Hoti
Foto nga Gjykimi i grupit të Intelektualëve, Korrik 1982:
#MentorKaçi, #UkshinHoti, #EkremKryeziu, #HalilAlidema