4 mijë e 390 mërgimtarë kanë votuar sot në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e ndryshme.
Kjo u bë e ditur nga Kreshnik Radoniqi në konferencën e dytë e KQZ-së përgjatë ditës së sotme, ndërsa këto vota vlejnë deri në ora 11:00.
“Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, deri në orën 11:00 kanë votuar 4 mijë e 390 votues, apo 21.60 për qind”, tha ai