GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

38-vjet më parë, pas një qëndrese heroike kanë rënë në altarin e atdheut, Rexhep Mala e Nuhi Berisha

11/01/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
38-vjet më parë, pas një qëndrese heroike kanë rënë në altarin e atdheut, Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Share on FacebookShare on Twitter

Natën ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, pas një përleshjeje me armë përballë inspektorëve dhe milicëve të UDB-së, kanë ranë heroikisht Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Rexhep Mala, ishte atdhetar, simbol i qëndresës kombëtare shqiptare, hero i kombit. Lindi më 29 mars 1951 në Hogosht, në një familje me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të pasur atdhedashëse e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren i kreu në vendlindje. Në Gjilan si nxënës i vitit të III-të ishte ndër organizatorët e parë në organizimin e demonstratave të viti 1968 kur edhe dënohet me burg për të mitur. Në vitin shkollor 1970-1971 ushtroi detyrën si mësimdhënës në fshatin Marec të Prishtinës, mirëpo i etur për dituri dhe për të studiuar, ndërpreu punën dhe u regjistrua në fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Ishte pjesëtar i Lëvizjes Nacional Çlirimtare dhe në vitin 1974 së bashku me Adem Demaçin e shumë anëtarë të tjerë të organizatës arrestohet dhe pas 9 muaj hetimesh dënohet me 9 vite burg të rëndë. Më 23 maj 1983 pas 8 vitesh vuajtje e maltretimesh lirohet nga burgu ki kishte përjetuar tortura mizore nga UDB-ja por asnjëherë nuk ishte thyer. Pjesën më të madhe të dënimit e kishte kaluar i vetëm nëpër qeli të burgjeve jugosllave të cilat nuk arritën dot ta thyejnë apo të detyrojnë të jetë i urtë për regjimin jugosllav, që nuk e njohu kurrë në jetën e tij.

Nuhi Berisha, u lind më 3 tetor 1961 në Svircë të Dardanës (ish Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Gjilan, ndërsa Fakultetin juridik dhe të Kulturës fizike i vijoi në Prishtinë. Ishte nxënës dhe student i shkëlqyeshëm. Me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë ka marrë pjesë në formimin e Komitetit të Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar, i cili i ka shërbyer Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë e Lëvizjes studentore të vitit 1981. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha u vunë në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi. Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala në mesnatën e 11 e 12 janarit 1984 ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë. ( RKL-Kalendari Kombëtar)

 

 

Tags: Nuhi BerishaRegjep Mala
ShareTweetShare
Previous Post

Chang’e-5 Shkencëtarët kinez deklarojnë që kanë gjetur ujë në Hënë

Next Post

Në pikë të natës kosovari bën “drift” në rrugët e Prishtinës

Next Post
Në pikë të natës kosovari bën “drift” në rrugët e Prishtinës

Në pikë të natës kosovari bën “drift” në rrugët e Prishtinës

Lajmet e fundit

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

18/05/2025
Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

18/05/2025
Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

18/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Vetaksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.