GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

38-vjeçari i zhdukur është pronar i një biznesi “rent a car”, i dyshuari për kidnapim klient i tij

22/04/2021
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Tridhjetëetetë veçari Bedri Rexhepi është zhdukur që nga data 8 prill. Qe 14 ditë, familja Rexhepi nuk di për fatin e tij. Lidhur me zhdukjen e tij është arrestuar Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim. Kërkimet për Bedriun po vazhdojnë, ndërkaq vëllai i tij ka deklaruar për Express se ai ka pasur me vete disa para, por familja nuk e di shumën e tyre

Bedri Rexhepi po kërkohet nga familja e tij tash e 14 ditë, por që nga data 8 prill, askush nuk ka rënë në gjurmë të tij.Një ditë pas zhdukjes, vetura e 38-vjeçarit është gjetur e braktisur në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, por jo edhe ai.

Veura e Bedri Rexhepit, e gjetur në Janjevë

Ndërkaq që prej natës së zhdukjes, telefoni i tij po qëndron i mbyllur.

Dyshimet e Prokurorisë janë se ai është rrëmbyer. I dyshuar për rrëmbimin e tij është Jeton Vllasaliu.

Vëllai i të zhdukurit, Adnan Rexhepi, ka deklaruar për Express se Jetoni ka qenë klient i Bedriut, pasi ky i fundit ka në pronësi një kompani të veturave me qira, por ai thotë se këta dy nuk kanë pasur ndonjë problem.

“Ka qenë klient i vëllait, deri në kohën kur është arrestuar ka qenë me veturë të vëllait. Ka qenë i rregullt me pagesa, pak me vonesa, por ka qenë. Për këtë s’kanë pasur ndonjë problem”, ka deklaruar Adnan Rexhepi

Bedri Rexhepi, i zhdukur qe 14 ditë

Ai tha se vëllai i tij e ka pasur me vete një shumë të parave, por familja nuk e di sa kanë qenë.

“Shumë të parave ka pasur, por sasinë nuk e dimë as ne. Dyshimet janë të gjithanshme, në çdo anë dhe çdo send po dyshojmë, por s’po dimë konkret diçka hala”, ka deklaruar ai.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë deklaruar për Express se hetimet po zhvillohen në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi”, dhe momentalisht nuk mund të ndahen informata tjera për shkak të hetimeve.

“Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi”, andaj, për shkak të ruajtjes së integritetit të kësaj procedure nuk mund të japim informata të tjera”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ndërkaq Gjykata Themelore e Prishtinës në njoftimin për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Jeton Vllasaliu, deklaron se ekziston dyshimi se Vllasaliu është i implikuar në rrëmbimin e Bedri Rexhepit.

“I pandehuri J.V. është ndaluar ngase ekziston dyshimi i bazuar se është i implikuar në rrëmbimin e tani të dëmtuarit B.R., ashtu që me datë 08.04.2021, rreth orës 21:00, i dëmtuari B.R. është zhdukur në rrethana deri me tani të panjohura dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja dhe gjendja e tij shëndetësore, kurse me datë 09.04.2021 rreth orës 07:00, është gjetur vetura e të dëmtuarit e braktisur e tipit Xhip Grand Shirok, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, po ashtu viktima nga data 08.04.2021 rreth orës 21:30, nuk ka qasje në telefonin e tij celular”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./Gazetapapirus.com/

Tags: 14bedriditengaPrishtineregjepitzhdukja
ShareTweetShare
Previous Post

5 vdekje dhe 382 raste të reja me Covid19

Next Post

Sondazh: Basha prin para Ramës, qytetarët besojnë se PD do ta fus Shqipërinë në BE

Next Post

Sondazh: Basha prin para Ramës, qytetarët besojnë se PD do ta fus Shqipërinë në BE

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.