Të paktën 36 persona janë lënduar dhe 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi një fluturim i Hawai Airlines nga Phoenix në Honolulu u godit nga turbulenca të forta.
Incidenti ndodhi pak para se avioni me 278 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, të ulej të dielën.
20 persona u dërguan në spitalet lokale me lëndime që varionin nga plagë, mavijosje dhe humbje të vetëdijes deri te lëndimet në kokë. Nga 20 personat e dërguar në spital, 17 ishin pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, mes tyre është një 14-muajshe dhe një adoleshente.
Linja ajrore tha se po kryente një “hetim të plotë” të avionit – një Airbus A330 – përpara se të kthehej në shërbim.