Shpesh herë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet.
E një rast i tillë ka ndodhur dje në qytetin e Vushtrrisë, ku një 30-vjeçar ka nisur mesazhe kërcënuese në adresë të shoqes së ish të dashurës së tij.
Sinjali mëson se ai e ka ofenduar me fjalë të rënda, duke e quajtur ish të dashurën ‘k*rvë’ dhe duke kërcënuar se nëse nuk del më me të, do t’i shkojë në shtëpi.
Kjo ka bërë që ish e dashura e të dyshuarit të denoncojë rastin në Polici, me ç’rast 30-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të hetohet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.