1.
Eshtë shumë e thjeshtë për ty të jesh pranë tyre. Prezenca e tij/saj të bën të ndihesh komode dhe nuk përveç fluturave nuk ndjen asnjë lloj tjetër nervozizmi.
2.
S’ke frikë të jesh vetja në atë marrëdhënie. Mund të hapësh çfarëdolloj teme pa u menduar nëse opinioni yt po paragjykohet ose jo.
3.
Ti emocionohesh çdo herë që e sheh. Jo domosdoshmërisht çdo takim duhet të jenë pasion i gjallë, por sidoqoftë sa herë do të bëni diçka bashkë, entuziasmi nuk mungon.
4.
Personalitetet tuaja janë plotësues. Thuhet që të kundërtat tërhiqen, por një kombinim perfekt është kur partnerët plotësojnë njëri-tjetrin. Nëse gjërat që ju ndryshojnë nga njëri-tjetri balancojnë jetën tuaj, atëherë keni në krahë njeriun e duhur.
5.
Ndani të njëjtat vlera. Eshtë shumë e rëndësishme që mendimet, moralet dhe besimet tuaja të kenë themele të njëjta. Kjo do të thotë se e shihni jetën nga i njëjti drejtim.
6.
Edhe kur ziheni nuk e shihni atë si konkurentin tuaj. Jeni akoma një skuadër, prandaj zgjidhni ta dëgjoni dhe të kundërshtoni me takt kur ndani një mendim ndryshe.
7.
Ju ndjeni që ata janë besnik ndaj jush. Mendoni pak për gjënë e parë që ju vjen ndërmend kur i telefononi dhe s’ju përgjigjet. Nëse në mendjuen tuaj nuk shkoni direkt tek skenari më i keq, lidhja juaj është e shëndetshme.
8.
Dini ta dëgjoni njëri-tjetrin. Deri në fund, pa ndërprerë.
9.
Kur diçka s’shkon, nuk përpiqeni ta hidhni fajin sa andej-këndej. Identifikoni problemin dhe zgjidheni pa shumë fjalë.
10.
Kimia ndihet në ajër.
11.
Dyshimet tuaja ikin ashtu siç vijnë.
12.
Ndihesh e respektuar prej tij. E sigurtë dhe e vlerësuar gjithashtu.
13.
Ai/ajo është njeriu i parë që do të telefonosh pas një lajmi.
14.
Kur je pranë tyre ndihesh versioni më i mirë i vetes.
15.
Shokët tuaj e duan gjithashtu shumë!
16.
Nga ana tjetër, edhe ti do shokët e tij/saj.
17.
Distanca nuk ju krijon stres dhe dilema. Dini të jetoni pa të.
18.
Je gati të punosh dhe të përpiqesh çdo ditë për atë lidhje. Pra ndihesh e sigurtë sa për ta bërë këtë.
19.
Ai të dëgjon dhe të kushton vëmendje për çdo shqetësim, sikurse dhe ti.
20.
Ai/ajo është i lumtur për rritjen tuaj personale. Gëzon bashkë me ty për çdo arritje.
21.
Përveçse të dashuruar, ju e pëlqeni njëri-tjetrin si njerëz. Ai është shoku yt i ngushtë dhe ti shoqja e tij më e mirë.
22.
Ata të njohin dhe respektojnë traumat e tua të së shkuarës. Duke të njohur shumë thellë dhe në detaje, dinë si të sillen dhe gjuha e përbashkët është provë dashurie.
23.
Fjalët e tyre përkojnë me veprat.
24.
Ju mësoni nga njëri-tjetri çdo ditë.
25.
Respektoni gjuhët tuaja të dashurisë dhe nuk kërkoni t’i ndryshoni. Ç’kuptim do të kishte ndryshe?
26.
Partneri nuk përpiqet të të ndryshojë. I duhuri të pranon siç je dhe i do dobësitë e tua.
27.
Ata dinë të krijojnë intimitet edhe në momentet më pak intime. E kemi fjalën për një gjest të vogël, një bisedë, një prekje rastësore, apo thjesht një pjatë të dedikuar për ty pas një ditë të lodhshme pune.
28.
Jeni të dy të përfshirë në këtë marrëdhënie. Doni ta bëni të funksionojë dhe qëllimi i përbashkët është shumë i rëndësishëm.
29.
Ndjeni se mund të jetoni përgjithmonë me atë njeri fiks siç është sot.
30.
Ndiheni mirë kur merrni vendime bashkë. Jeni partnerë në kuptimin e plotë të fjalës.
31.
Partneri juaj i trajton mirë njerëzit e tjerë. Mënyra se si ndërvepron me të tjerët tregon shumë për njeriun që ke në krahë.
32.
Ti thjesht “e ndjen”. E keni parasysh kur dëgjoni atë historinë që nis me “e dija që ishte ai/ajo”? Intuita nuk para gënjen.
Burimi: Bustle shkruar nga Anabel