Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një postimi ka bërë të ditur se 30 mijë vëzhgues ndërkombëtar dhe vendor janë akredituar për zgjedhjet e së dielës, transmeton Indeksonline.
“KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues.”
“Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar: 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues”, ka shkruar Elezi.