Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj B.H dhe K.R për secilin veç e veç në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
B.H dhe K.R – vepra penale kanosje nga neni 181 par.1 të KPRK-së, kërkesa ka qenë për paraburgim nga prokuroria, nga gjykata i është caktu arrest shtëpiak për një muaj për secilin veç e veç”, thuhet në njoftimin e saj.
Policia e Kosovës, më 14 dhjetor 2021, kishte identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se nëpër rrejtët sociale kanë kanosur gazetarin Vehbi Kajtazi.
“Rr. Rexhep Luci, Prishtinë, 14.12.2021. janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se nëpër rrjetet sociale e kanë kanosur gazetarin mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.