Në mesin e lotëve, fjalimi i Fadil Vokrrit pas pranimit të Kosovës në UEFAS sot, 6 vite më parë, Kosova u pranua në UEFA, organin qeverisës të futbollit evropian, përkundër kundërshtimit dhe lobimit të ashpër nga Serbia.Në Kongresin e UEFA-s më 3 maj 2016, Kosova u bë anëtarja e 55-të e shtëpisë evropiane të futbollit, me 28 vota pro, 24 kundër. Dy vota ishin shpallur të pavlefshme, përcjell GazetaBlic Sport.
Pranimi në UEFA i hapi rrugë aplikimit për anëtarësim dhe përfundimisht edhe pranim po ashtu në FIFA, shtëpinë e futbollit botëror, i cili erdhi vetëm 10 ditë më vonë, më 13 maj 2016.
Ishte një arritje historike për futbollin kosovar, me legjendën Vokrri, që bëri një punë të madhe e të vazhdueshme për rreth dy dekada në këtë drejtim.
Më poshtë deklarata e parë e ish-presidentit, Fadil Vokrri të bërë para anëtarëve të tjerë të UEFA-s në momentin e pranimit në shtëpinë më të madhe të futbollit në Evropë.
“Jam shumë i emocionuar t’iu drejtohem pasi sot Kosova është pranuar në UEFA, ky është një moment historik për futbollin kosovar. Një lajm i jashtëzakonshëm për futbollistët, sportdashësit. Betohemi se do të mbrojmë vlerat e futbollit. Faleminderit për votat që na bënë anëtaren e 55-të të UEFA-s”, është shprehur Vokrri para gjithë anëtarëve të tjerë të UEFA-s në vitin 2016.