Vjosa Osmani shpenzoi rreth 4 mijë euro derivate për 4 vjet deputete
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpenzuar 4 mijë euro për karburante sa ishte deputete e Kuvendit të Kosovës.
Këto shpenzime, Osmani i kishte bërë vetëm gjatë katër viteve, nga 2011 deri më 2014.
Në raportin e Kuvendit të Kosovës mbi shpenzimet e deputetëve për karburante ndër vite, Osmani kishte shpenzuar: Në vitin 2011 kishte shpenzuar 380 euro, në vitin 2012 kishte shpenzuar 1780, në vitin 2013 kishte shpenzuar 1240 dhe në vitin 2014 kishte shpenzuar gjithsej 520.
Në total, i bie që Osmani për katër vjet ka shpenzuar 3920 euro. Këto të holla Osmani i kishte marrë për udhëtimin e saj nga Mitrovica në Prishtinë.
Ndryshe, sot Kuvendi i Kosovës ka publikuar shpenzimet për udhëtimet e deputetëve që nga viti 2011 e deri në vitin 2021