Në Nurnberg të Gjermanisë, është organizuar një manifestimin për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit.
Nënkryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “LAPSH” në Bavari, Armend Ismajli, nënvizoi një thënie të Ismail Qemalit.
”
Një zë i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku isha lindur dhe populli më përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim. Ishte e vërtetë ngase ajo ishte dita më e veçantë në historinë e popullit tonë”, theksoi ai.
“Para katër vitesh hapëm shkollën shqipe që e themeluam si institucion në vete në harmoni me kurrikulën e dhënë nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë”, tha ai.
Tutje Ismajli bëri apel tek të gjithë të pranishmit të cilët kanë fëmijë që t’i inkurajojnë ata për të ndjekë mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
“Urdhëroni sillni fëmijët e juaj, regjistroni në gjuhën shqipe sepse kjo është shumë me rëndësi. Këtë e bëjmë në harmoni të plotë me kurrikulën e dy vendlindjeve tona, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë”, tha ai.
Ndryshe këtë organizim e ka bërë Bashkësia Islame Shqiptare Nürnberg “BASHKIMI” në Nurnberg të Gjermanisë.
Imami i kësaj bashkësie, Sevgani Asani përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre për ruajtjen e vlerave kombëtare shqiptare.