GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

09/05/2025
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, shënohen 27 vjet nga vrasja e Ilir Konushevcit, njërit prej themeluesve të UÇK-së në Llap dhe njërit ndër mbështetësit dhe kontribuuesve të rëndësishëm të sektorit të logjistikës për UÇK-në.

Ilir Konushevci lindi më 20 qershor 1969 në fshatin Llugë të komunës së Podujevës. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes dhe kreu shkollën fillore në Lluzhan, ndërsa të mesmen në Podujevë. Ai u regjistrua në Shkollën e Lartë në Ferizaj, por nuk arriti ta përfundojë për shkak të aktiviteteve të tij atdhetariste.

Më 13 maj 1992, së bashku me shokët Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themeluan grupin ilegal apolitik “Shqiponjat”. Ky grup ishte i organizuar për t’u kundërvënë atyre që rrezikonin pasurinë dhe sigurinë e njerëzve në Kosovë, duke përdorur gjithashtu strategjinë luftarake për të realizuar qëllimet e tij.

Në betimin e dhënë nga anëtarët e grupit, theksohet: “Betohem para flamurit dhe para shokëve se detyrat, të cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikëri dhe nëse është nevoja, edhe jetën do ta jap për realizimin e idealit tonë”.

Në vitin 1993, grupi i “Shqiponjave” hyri në kontakt me LKÇK-në, dhe pas një periudhe bashkëpunimi, u angazhua në shpërndarjen e organit të LKÇK-së, “Çlirimi”. Ky bashkëpunim zgjati deri në fillim të vitit 1994, kur grupi i “Shqiponjave” kaloi në ilegalitet për të shmangur kërcënimet e mundshme.

Në qershor të vitit 1996, Iliri u njoh me komandantin Zahir Pajaziti dhe e ndoqi atë deri në vrasjen e Zahirit më 1997, ku pas kësaj, kaloi në ilegalitet në Shqipëri, duke vazhduar aktivitetin e tij luftarak për çlirimin e Kosovës.

Në Shqipëri, ai bashkëpunoi ngushtë me Adrian Krasniqin dhe shumë luftëtarë të tjerë të UÇK-së. Ai u angazhua në furnizimin me armatim, një detyrë e rëndë dhe të rrezikshme, e kryer së bashku me Ardian Krasniqin, pas vrasjes së Luan Haradinajt.

Në fillim të vitit 1998, pas vrasjes së Ardian Krasniqit, Iliri mori përsipër përgjegjësinë për sjelljen e armëve dhe koordinimin e furnizimit me material luftarak për UÇK-në. Ai udhëhoqi një rrjet bashkëpunëtorësh, duke udhëtuar mbi 30 herë në Kosovë për të dërguar armatim të llojllojshëm, përfshirë armë të rënda dhe kundërtank.

Në mëngjesin e hershëm të datës 9 maj 1998, ndërsa Iliri dhe mjeku Hazir Mala udhëtonin për në Bajram Curr me një kamion të ngarkuar me armatim, ata ranë në një pritë të organizuar nga forcat serbe, ku Iliri u vra, transmeton Gazeta Papirus.

Tags: 27gjeneralilirkonushevcitvjetvrasja
ShareTweetShare
Previous Post

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Next Post

Papa Leo kremton Meshën e parë pas zgjedhjes historike si pasardhës i Françeskut

Next Post
Papa Leo kremton Meshën e parë pas zgjedhjes historike si pasardhës i Françeskut

Papa Leo kremton Meshën e parë pas zgjedhjes historike si pasardhës i Françeskut

Lajmet e fundit

Dënohet me 3 vite burgim ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës i akuzuar për falsifikim të dokumentit zyrtar

Komuna s’pagoi asnjë cent për shërbimet e mbeturinave, “Pastrimi”: Borxhi është mbi 2.7 milionë euro

09/05/2025
Mot i vranët e me intervale me diell

Mot me diell dhe vranësira në vikend

09/05/2025
Nesër do të bëhet shpërthimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar që u gjet dje në Kaçanik, Policia del me njoftim për qytetarët

Personi i vrarë në Prishtinë është dizajneri i njohur në vend

09/05/2025
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Gjakovë

Policia jep detaje nga vrasja në Rrugën B, vdes një 34 vjeçar dhe lëndohet një grua

09/05/2025
Nga Presidenca i reagojnë ashpër Pecit: Ti e Gërvalla e dini mirë që Osmani s’bën ftesa kot, s’është koha për hipokrizi

Nga Presidenca i reagojnë ashpër Pecit: Ti e Gërvalla e dini mirë që Osmani s’bën ftesa kot, s’është koha për hipokrizi

09/05/2025
Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë

Dyshohet për vrasje në Rrugën B në Prishtinë

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dënohet me 3 vite burgim ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës i akuzuar për falsifikim të dokumentit zyrtar

Komuna s’pagoi asnjë cent për shërbimet e mbeturinave, “Pastrimi”: Borxhi është mbi 2.7 milionë euro

09/05/2025
Mot i vranët e me intervale me diell

Mot me diell dhe vranësira në vikend

09/05/2025
Nesër do të bëhet shpërthimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar që u gjet dje në Kaçanik, Policia del me njoftim për qytetarët

Personi i vrarë në Prishtinë është dizajneri i njohur në vend

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.