GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

26 vjetori i Masakrës së Krushës, Abdixhiku: Ky krim tronditi botën, liria që gëzojmë sot ka një çmim të lartë

25/03/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:1 minunt më parë
26 vjetori i Masakrës së Krushës, Abdixhiku: Ky krim tronditi botën, liria që gëzojmë sot ka një çmim të lartë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përkujton masakrën e Krushës së Madhe, në 26 vjetorin e saj.

Ai tha se 25 marsi i vitit 1999 mbetet një nga ditët më tragjike dhe më të dhimbshme në historinë e Kosovës.

“26 vite më parë, ndodhi masakra ndër më të mëdhatë në Kosovë, ku forcat e regjimit të Millosheviqit vranë e masakruan 243 burra, gra, fëmijë e pleq të pafajshëm, duke lënë kështu plagë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe ndërgjegjen tonë kolektive”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së theksoi se ky krim tronditi botën dhe mobilizoi diplomacinë ndërkombëtare për të ndalur spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë.

“Por, për familjet e atyre që u masakruan, dhimbja nuk është ndalur kurrë. Shumë prej tyre ende presin të mësojnë për fatin e më të dashurve të tyre të zhdukur, duke kërkuar drejtësi dhe të vërtetën që nuk duhet të mbetet e heshtur. Liria që gëzojmë sot ka një çmim të lartë – atë të sakrificës së atyre që nuk jetuan për ta parë. Prandaj, përkujtojmë me nderim dhe mirënjohje të thellë dhe u përulemi përjetësisht atyre që ranë për lirinë e Kosovës, si dhe angazhohemi që e vërteta dhe drejtësia të mos harrohen asnjëherë. Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, theksoi ai.

Tags: Krusha e MadheldkLumir Abdixhiku
ShareTweetShare
Previous Post

“Vrasja e nënës sime duhet të jetë rasti i fundit”, thotë djali i Nexhmije Haradinit që u vra në Vushtrri

Next Post

“Çlirimtari i Shtimes” hap tender 7 mijë euro për kafe, çaj e lëngje

Next Post
“Çlirimtari i Shtimes” hap tender 7 mijë euro për kafe, çaj e lëngje

“Çlirimtari i Shtimes” hap tender 7 mijë euro për kafe, çaj e lëngje

Lajmet e fundit

Kryetarja e Gjykatës Speciale sot konferencë për media në Prishtinë

Kryetarja e Gjykatës Speciale sot konferencë për media në Prishtinë

13/05/2025
Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

13/05/2025
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?

Dashuria, shëndeti, paratë – Horoskopi sot

13/05/2025
Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri

Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri

13/05/2025
Mot i vranët e me intervale me diell

Moti sot i ngrohtë – temperaturat arrijnë deri 17 gradë

13/05/2025
Mexhiti i reagon Taravarit pas largimit nga Qeveria, e akuzon për tradhti

Mexhiti i reagon Taravarit pas largimit nga Qeveria, e akuzon për tradhti

12/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kryetarja e Gjykatës Speciale sot konferencë për media në Prishtinë

Kryetarja e Gjykatës Speciale sot konferencë për media në Prishtinë

13/05/2025
Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

13/05/2025
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?

Dashuria, shëndeti, paratë – Horoskopi sot

13/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.