GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Video -Veterani i UÇK-së, Burim Zeka – i sëmurë tash e dy vjet ka nevojë edhe për kulm mbi kokë

13/01/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:3 mins read
Video -Veterani i UÇK-së, Burim Zeka – i sëmurë tash e dy vjet ka nevojë edhe për kulm mbi kokë
Share on FacebookShare on Twitter

Luftëtari i UÇK-së rezistoi dhe qëndroi stoik betejat e gjata dhe të përgjakshme me forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Mirëpo, 23 vjet më pas, ai lufton edhe me një armik tjetër, që po i shkakton dhimbje të mëdha e që po e bën ta “shohë vdekjen me sy”.

Veterani i luftës së UÇK-së, 40 vjeçari nga Skenderaj, Burim Zeka aktualisht ka probleme shëndetësore dhe është duke u përballur me tumor, të quajtur “neurofibromatoz”, e që përfshinë trurin dhe palcën kurrizore.

Por, brenga e tij nuk është vetëm sëmundja, pasi Zeka me gruan dhe fëmijët jeton në një banesë me qira dhe e ka shumë vështirë ta përballojë gjithë këtë gjendje.

“Mjekët po thonë që nuk guxojnë të bëjnë ndërhyrje kirurgjike, sepse mund të mos dal fare nga operacioni. Tash vetëm me injeksione dhe infuzione kundër dhimbjes.

 

 

 

 

Gjatë gjithë kohës kam dhimbje nganjëherë edhe shumë të forta. Shteti nuk më ka ndihmuar me asgjë, përveç pensionit të veteranit që e marr. Me këtë pension mundohemi me e pagu qiranë, por edhe do shokë që i kam më ndihmojnë”, tregon ai.

Veterani i luftës që ndodhet në gjendje të rëndë ka një thirrje për të gjithë ata që e shikojnë, e po ashtu edhe për Qeverinë e Kosovës.

“Të gjithë ata që me shohin ju kisha bërë apel vetëm prej kësaj qiraje me më hjek Në ndonjë banesë me më dërgua, por jo edhe fort larg mjekëve, sepse kam nevojë natën e ditën për mjek. Kurse qeveria le t’i hap sytë, le të shikojnë pak sepse na ka lënë shumë anash”, shprehet Burimi.

Ibadete Zeka, bashkëshortja

Ibadete Zeka, gruaja e veteranit Burim Zeka, ndonëse me halle të shumta, vazhdon të mbahet e fortë përballë sfidave të jetës.

Ajo thotë se nuk po munden t’i përballojnë shpenzimet edhe të qirasë edhe ato të kujdesit mjekësorë që i duhen patjetër burrit të saj për të mbijetuar.

“Qe dy vjet e kam burrin në këtë gjendje të paralizuar siç po e shihni, kujdesem për të si me qenë fëmijë i vogël. Ne më herët kemi jetuar në Plluzhinë por për shkak të Burimit ne kemi dalë këtu. Mjekët vinin edhe atje por ky kishte nevojë për mjekë dy- tre herë në ditë, por edhe natën. Dikush me dal vetëm prej kësaj qiraje me na hjek për të tjerat ia bëjmë disi. Është shumë e vështirë edhe të sëmurin edhe me pagu qiranë… Ka barna të lloj-llojshme dhe janë shtrenjtë. Po shpresoj që ka njerëz të mirë që vetëm vesin e qeras na e hjekin. Mundësisht ndonjë banesë afër spitalit, sepse unë jam e vetme. Ka raste kur mjekëve nuk iu bëjnë telefonat më duhet të shkoj vetëm në emergjencë”, rrëfeu Ibadetja.

E ajo që dhimbjen ua shton akoma më shumë të dyve, është edhe përballja e fëmijëve çdo ditë me sëmundjen e babait.

“Është shumë e vështirë për mua me jetu në këtë gjendje, por më e vështirë është për fëmijët me më pa në këtë gjendje”, shprehet Burimi.

“E për fëmijët më vjen shumë zor, sepse më vjen gjynah edhe prej fëmijëve me e pa babain tu hjek”, thotë Ibadetja.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Qendrën  Kryesore të  Mjekësisë Familjare në Skenderaj, Agron Mehmeti thotë se gjendja shëndetësore e Burimit po shkon duke u përkeqësuar dhe ka nevojë për përkrahje financiare.

“Siç jeni njoftuar pacienti Burim Zeka, 40 vjeçar është me gjendjen më të rëndë shëndetësore e gjithashtu edhe ekonomike dhe sociale. Burimi tash e një kohë vuan nga një sëmundje e rëndë që fatkeqësisht kërkon një përcjellje profesionale dhe sociale të mirë. Ne mundemi me ia kry tretmanin që na takon mirëpo Burimi ka nevojë për tretman shtesë për barëra. Gjendja e tij po shkon duke u përkeqësuar dhe i duhet një përkrahje më e madhe financiare”, tha Mehmeti. /Telegrafi/

Tags: Burim Zeka
ShareTweetShare
Previous Post

Mushkolaj i “çartet” në debat Berishës: Ti je një vrasës, ti e ka djegur Shqipërinë në vitin 1997

Next Post

Selami Hoti : Njoftim me rastin e 15 Janarit – Ditës së përkujtimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë

Next Post
Selami Hoti : Njoftim me rastin e 15 Janarit – Ditës së përkujtimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë

Selami Hoti : Njoftim me rastin e 15 Janarit - Ditës së përkujtimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë

Lajmet e fundit

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.