Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seance solmen me rastin e shënimit të 25 -vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca do të fillojë nga ora 12:00.
Në këtë seancë do të marrë pjesë edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe e cila prite të mbajë një fjalim.
“Në orën 12:00, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.” – thuhet në njoftim.
Gjithashtu edhe kryeministri, Albin Kurti pritet të marrë pjesë në seancën solmene të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.