Sot 24 vjet, forcat serbe e kryen masakrën e parë masive ndaj shqiptarëve në luftën e fundit në Kosovë.
Në Qirez e Likoshan u ekzekutuan 24 civilë, 11 nga ta vetëm të familjes Ahmeti në Likoshan. Në mesin e viktimave ishte shtatzëna, Rukije Nebihi me burrin Ilirin e kunatin, Xhemshirin, si edhe 4 bijtë e familjes Sejdiu, Beqiri, Bekimi Bedriu e Nazmiu. Këta dy të fundit, binjakë.
Klan Kosova ka raportuar në çdo përvjetor për këtë masakër. Bashkëngjitur gjeni dy nga to të përgatitura më 2019 e 2020.
https://www.youtube.com/watch?v=WL2k4d5_I7s&feature=emb_title