Sot në 23 vjetorin u përkujtuan të rënët në fshatin Hoçë e Vogël e Rahovecit, ku ushtria serbe me areoplan ushtarak hodhi bomba ndaj civilëve që kishin gjetur strehim në fshatin Nagavc.
Nata e 1-2 prillit 1999 ishte e kobëshme ku nga bombardimi mbeten të vrarë edhe shumë fëmijë, shkruan Gazeta Papirus
Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka postuar për të rënët e Hoçës së Vogël, banorët që e pesuan më se shumti ate natë të kobëshme ku në fshatin Nagavc kishte të strehuar edhe nga fshatrat e tjera si Krushë e Madhe, Brestoc, Celinë e fshatra të tjera.
Postimi i kryetarit Latifi :
23 vjet më parë në Hoçë të Vogël, ranë në altarin e lirisë, 9 dëshmorë dhe 34 martirë, duke i rezistuar pushtuesit serb.
Në 2 prillin e vitit 1999, forcat pushtuese serbe synonin boshatisjen e fshatit, duke i dëbuar me forcë fëmijët, gratë, pleqtë e burrat. Por, përpjekja e tyre kriminale, nuk kaloi pa rezistencë të dëshmorëve e martirëve trima.
Sot, Hoça e Vogël është e lirë dhe me plot banorë, ndërsa sakrifica e të rënëve përkujtohet e nderohet çdo ditë.
Do të ecim përpara sipas amaneteve dhe idealeve të larta të të rënëve për liri.Lavdi!