Një pacient i Institutit të Psikiatrisë Forenzike është arratisur të mërkurën nga ky institucion, në rrethana akoma të paqarta.
Siç merr vesh mediumi Sinjali, pacienti rreth 23-vjeçar, ka ikur duke e kapërcyer murin e oborrit të institutit.
Kjo është hera e tretë që i njëjti person ka ikur nga Psikiatria.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari me vendim të gjykatës ka qenë nën masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.
Pasi është njoftuar Policia, njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informacionet e para për rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për dy të dyshuarit.